Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 52-vjeçar u arrestua ditën e sotme pasi prej 6 vitesh mbante të ngujuar dhe dhunonte gruan dhe dy fëmijët e mitur në Tiranë.
Mirëpo 52-vjeçari Gjergj Laçi nuk është një emër i panjohur për uniformat blu të Tiranës. Ai në 2013 ka trmerruar lagjen e “5 Majit”.
52-vjeçari në gjendje të dehur mori kallashnikovin dhe nisi të qëllonte. Atë kohë u desh ndërhyrja nga forcat e RENEA për të bërë të mundur arrestimin e Laçit.
Sot ai është arrestuar për një ngjarje tjetër të rëndë, pasi për 6 vitesh mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.