Mashtrimi me kreditë/ Olsi Ibro konsumoi fostoksinë para se të hidhej nga pallati në ndërtim

20 Korrik 2024, 12:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mashtrimi me kreditë/ Olsi Ibro konsumoi fostoksinë para se të
Olsi Ibro

Detaje të reja janë bërë me dije më lidhje me vetëvrasjen e Olsi Ibros, një prej të akuzuarve si pjesë e skemës së mashtrimit me kreditë.

TCH raporton se ai para se të vetëhidhej nga një pallat në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku”, në Tiranë ka konsumuar fostoksinë.

Godina ku 45-vjeçari kreu këtë akt ndodhet vetëm pak metra nga pallati ku ai jetonte me familjen e tij.

Vetëvrasja është pista e parë e kësaj ngjarje e cila megjithatë është nën hetim.

Vetëvrasja e Ibros vjen një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final” nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

E përfshirë në skemën e mashtrimit me mikroreditë është edhe bashkëshortja e 45-vjeçarit të ndjerë, Elsa Ibro, për të cilën gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa i ndjeri ishte shpallur në kërkim.

Deri më sot, mendohej se ai nuk ndodhej në Shqipëri, ndaj dhe nuk kishte dalë para drejtësisë, por duket se vërteta ka qenë ndryshe.


Vox Pop

Video