'Masazh suedez edhe se*s"/ Kjo është qendra e prostitucionit në 'Astir', motër dhe vëlla e menaxhonin

11 January 2023, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Masazh suedez edhe se*s"/ Kjo është qendra e prostitucionit

"Eden_massage_esthetic", është baza që është goditur sot nga Policia e Shtetit. Qendra e masazhit ndodhej në Tiranë dhe menaxhohej nga Kristina dhe Kristos Halili, të dy motër e vëlla. Ata punësonin vajza të reja, të cilat i përdornin për prostitucion duke u kamufluar si qendër që ofron shërbime masazhi.

Dosja shkruan se pagesat përkundrejt seksit varionin nga 3-15 mijë lekë në varësi të "shërbimit" që ofronin punonjëset. Ato ushtronin prostitucionin ilegalisht ndërsa në pranga ka rënë vetëm një vajzë që shfrytëzohej për prostitucion. Në këtë qendër ofrohej edhe masazh suedez apo shërbime për heqjen e dhimbjeve të shpinës.

Prurjet e reja të qendrës reklamoheshin në Instagram, ku në vend të reklamimit tëe teknikave të masazhit, Eden reklamonte format trupore të punonjëseve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i shfrytëzimit të qendrave të masazheve, për ushtrim të prostitucionit.

Vihen në pranga 2 shtetase, si dhe shpallet në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përiftuar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra”, arrestuan në flagrancë shtetaset:

– K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

– D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi K. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja K. H. (motra e shtetasit K. H.), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Video