MASAKRA në Shkodër/ Kapet autori i atentatit MAFIOZ, si tentoi t’i ikte policisë! (Ekskluzive VIDEO e arrestimit)

8 September 2025, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
MASAKRA në Shkodër/ Kapet autori i atentatit MAFIOZ, si tentoi
Autori i dyshuar: Ragip Gilaj

Detaje të reja lidhur me masakrën me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, policia njofton se është arrestuar autori i dyshuar, Ragip Gilaj, banues në Shkodër.

Policia bën me dije se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet.

Në momentin e ngjarjes, i dyshuari Ragip Gilaj ishte me skafandër  në kokë dhe me një veshje blu ndërkohë që ka hapur zjarr në drejtim të personave të plagosur.

Ragip Gilaj është personi i paraqitur në foto i cili la të plagosur 3 persona dhe dy viktima në qendër të Shkodrës, ndërkohë ende nuk bëhen me dije rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

VoxNews ka siguruar videon e momentit të arrestimit:

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Video