Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Lezhë, ku një makinë është përplasur me një kamion. Sipas policisë, dy të moshuari që ndodheshin në makinë janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:45, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi Z. C., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin M. M., 48 vjeç.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Gj. C., 80 vjeç, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.