
Një aksident me një të vdekur ka ndodhru mbrëmjen e sotme në afërsi të urës së Leshnicës, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, një mjet ka përplasur një këmbësor duket e lënë të vdekur në vend.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, pasi ka goditur këmbësorin, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia thotë se po heton edhe pista të tjera të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:25, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.
Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.