Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet E.M. ka përplasur një grua, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.
Nga informacionet paraprake mësohet se viktima është një grua endacake rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, pranë fshatit Humelicë, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.