Makina përplas motorin në Pogradec, lëndohet drejtuesi

20 October 2024, 16:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas motorin në Pogradec, lëndohet drejtuesi
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Sovjan.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pasagjerja e motorit.

Aktualisht po bëhen verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa pasagjerja ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 


Video