Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve!

29 December 2025, 16:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në
Korçë-Ersekë

Një aksident dramatik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë pasditen e sotme, në afërsi të fshatit Kamenicë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në tokë bujqësore.

Brenda mjetit kanë qenë dy persona, një djalë e një vajzë, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Nga bluzat e bardha në vendngjarje mësohet se çifti ka pësuar tronditje dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën apo dëmtime në trup.

Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video