Lirohet nga detyra Komandanti i Forcave Tokësore, ja kush e merr postin e tij

16 December 2025, 14:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet nga detyra Komandanti i Forcave Tokësore, ja kush e merr postin e
Ilir Xhebexhia në ceremoninë e emërimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar lirimin e Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore.

Në vend të tij, Begaj dekretoi emërimin e Gjeneral Major Petrit Pal Çuni.

Gjithashtu Begaj dekretoi dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, me detyrë “Shef i Shtabit të Forcës Detare”.


Video