Lirohet nga BURGU mjeku, Dervish Hasi!

28 November 2024, 09:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet nga BURGU mjeku, Dervish Hasi!
Dervish Hasi

VoxNews ka mësuar se është liruar nga burgu, Dervish Hasi, mjeku akuzohej se ka shfrytëzuar një vajzë të mitur dhe pornografi.

42-vjeçari u arrestua nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.

Mjeku mohonte se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë./VoxNews


Video