Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndërrohen shefat e komisariateve

21 March 2023, 10:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndërrohen shefat e
Foto ilustruese

Një sërë lëvizjesh janë bërë në disa komisariate vendore të policisë.

Në policinë e Kavajës është Gazmend Dermozi, ai i cili ka marrë detyrën si shef komisariati.

Këtë pozicion më herët e ka mbajtur Emiljan Pashaj, i cili ikën Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.

Behar Caka emërohet shef komisariari në Lezhë. Në Mirditë shkon Paulin Çupi, ndërsa në Kukës emërohet Julian Qyta.

Sipas buirmeve, Dritan Meta emërohet shef komisariati në Laç.


Video