Lajmi i rremë për Stela Gugalljan, reagon avokati: Nuk është arrestuar, jeton e lirë me familjen në Vjenë

7 February 2023, 16:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Lajmi i rremë për Stela Gugalljan, reagon avokati: Nuk është
Inceneratori i Elbasanit

Klodian Skënderaj, avokati i Stela Gugalljas ka përgënjeshtruar lajmin e rremë të publikuar ditën e sotme në media se klientja e tij është arrestuar në Vjenë të Austrisë.

Në një prnoncim për mediat, ai shprehet se nuk është aspak e vërtet se Stela Gugallja është ndaluar apo arrestuar. Sipas tij, ajo jeton e lirë me familjen e saj në Vjenë në pritje të procesit gjyqësor dhe se SPAK është në dijeni se ajo ka kundërshtuar ekstradimin.

Skënderaj: Nuk është ndaluar apo arrestuar Stela Gugallja, e cila jeton në Austri. Klientja ime po kundërshton ekstradimin, vetë SPAK është në dijeni. Mediat kanë keqinformuar publikun për ndalimin apo arrestimin e klientes time. Stela Gugallja jeton e lirë me familjen e saj në Austri, në pritje të procesit gjyqësor.

Stela Gugallja është shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Fierit dhe atë të Elbasanit.


Video