VENDIMI/ Përsëriten zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës!

15 June 2023, 17:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VENDIMI/ Përsëriten zgjedhjet në Bashkinë e
Në foto: Edison Memolla nga PS dhe Shkëlqim Hoxha nga PD e Sali Berishës

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë, presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve brenda 4 javëve.

Me kërkesë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për manipulim të votave KAS vendosi hapjen e kutive, duke rikthyer garën mes Edison Memollës, i cili fitoi zgjedhjet me vetëm 23 vota më shumë kundër kandidatit të koalcionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Bashkia e Rrogozhinës u fitua nga kandidati socialist Edison Memolla me diferencë të vogël votash përballë rivalit të tij Shkëlqim Hoxha.

Ky i fundit bëri akuza se rezultati u përmbys te kutia ku votonin të burgosurit e Rrogozhinës, duke pretenduar për parregullsi dhe manipulime. 


Video