Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK, ku u lëshuan 7 urdhër arreste.
Prokuroria e Posaçme përpos vrasjes së Gentian Qarrit ka zbardhur edhe vrasjen e Bledar Birçajt në Vlorë në 2021.
Vrasja e Bledar Burçajt
Bledar Birçaj u vra më 11 Maj 2021 në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur "Bishti i Kalldrëmit".
Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë.
Vrasja e Bledar Birçaj ka mbetur ende pa autor, ndërsa pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spanjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.
Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë.
Birçaj sakaq rezultonte edhe pronar i një biznesi në Vlorë.
Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.