GJKKO dënon me 1 vit burg ish kryetaren e Libohovës!

13 June 2024, 11:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO dënon me 1 vit burg ish kryetaren e Libohovës!
Luiza Mandi

Ish-kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion sot me 1 vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, 8 muaj.

Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.

Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë territorit shqiptar, ndërsa gjyqi ndaj saj është kryer në mungesë.


Video