Laert Haxhiu nuk heq dorë, i gjendet sërish telefon në qeli!

22 July 2026, 11:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Laert Haxhiu nuk heq dorë, i gjendet sërish telefon në qeli!
Laert Haxhiu

Një telefon celular është gjetur në burgun e Drenovës, që dyshohet se është përdorur nga Laert Haxhiu, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale.

Celulari u gjet gjatë një operacioni të kryer në orën gjashtë të mëngjesit në burgun e Drenovës.

Laert Haxhiu është dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjes. “Masakra e Lushnjes” ka ndodhur në shtator të vitit 2017.

Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal.

Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani.

Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe më pas, pas një procesi të gjatë gjyqësor në vendin fqinjë u ekstradua në Shqipëri.


Video