Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për grupin e strukturuar të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, të cilët kishin ngritur një laborator kokaine në Frakull të Fierit.
Të akuzuarit u shpallën fajtorë për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal, kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, megjithatë GJKKO dha në total mbi 90 vite burg që duhet të vuajnë në sigurinë e lartë.
Dënimet:
Nikolin Gjolena – 17 vite burg – 11.4 vite me gjykim te shkurtuar
Viktor Cervanaku – 15 vite burg – 10 vite me gjykim të shkurtuar
Enxhi Ferhati – 12 vite burg – 8 vite me gjykim të shkurtuar
Klajdi Kodra – 17 vite burg – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
Bledar Matoshi – 12 vite burg – 8 vite me gjykim të shkurtuar
Denilson Çervanaku – 17 vite burg – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
Zenel Çervanaku – 14 vite burg – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar
Redion Meshi – 14 vite burg – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar
Julian Malaj – 3 vite burg – 2 vite me gjykim të shkurtuar
Marildo Rona – 12 vite burg – 8 vite me gjykim të shkurtuar
Rreth 485 kg kokainë u trafikuan nga Kolumbia përmes një ngarkese me pleh organik e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa për ekstraktimin e lëndës narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar dy kimist kolumbian.