Digjet apartamenti në Lushnjë, dyshohet se gruaja kishte harruar sobën ndezur

1 September 2023, 13:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjet apartamenti në Lushnjë, dyshohet se gruaja kishte harruar
Pamje nga vendngjarja

Flakët kanë përfshirë katin e parë të një pallati në qendër të Lushnjës.

Një apartament është djegur tërësisht, pasi dyshohet se e zonja e shtëpisë që ishte duke gatuar u largua.

Dyshohet se bombola e gazit ka marrë flakë dhe zarri ka përfshirë me shpejtësi të gjithë ambientin.

Në rrezik ishte e gjithë ndërtesa, që ndodhet pranë Shtëpisë Muze të Kongresit, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është bërë izolimi dhe më pas shuarja e zjarrit.

Ndërkohë, e moshuara që ndodhej jashtë banesës, është dërguar në spital për t'iu nënshtruar kontrollit mjekësor.


Video