Një 42-vjeçar i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bruzë Zall të Krujës është identifikuar si shtetasi Agron Asllani.
I plagosuri ka një plumb në krah dhe si pasojë e hemorragjisë po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri që Asllani pati me një bashkëfshatar të tij për motive të dobëta.
Policia dhe ambulanca e ka patur të vështirë të mbërrijë në kohë në vendngjarje, për shkak të ngricave të rrugës për në fshat.
"Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", bën me dije policia.