"Zgjedhje vetëm në 5 bashki", Celibashi: Kemi ndërprerë përgatitjet për Tiranën

10 October 2025, 10:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Zgjedhje vetëm në 5 bashki", Celibashi: Kemi
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

KQZ ka ndërprerë çdo përgatitje për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë, pasi Kushtetuesja pezulloi dekretin e Bajram Begajt pas ankimit të Erion Veliajt. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se nuk mund të kryejnë asnjë veprim, pasi është çështje e kompetencës së Kushtetueses për të vendosur mbi ankimin e Veliajt.

Celibashi tha se do të vijojnë përgatitjet për zgjedhjet në 5 bashki të tjera më datë 9 nëntor.

“Është pezulluar që ditën e djeshme. Në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë te tjera përjashto bashkinë e Tiranë”, tha ai.


Video