Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite.
Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s,ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.