32 urdhër-arreste lëshoi sot SPAK në kuadër të operacionit "Golden Bullet" ku zbërtheu 8 grupe kriminale dhe zbardhi shumë krime të kryera ndër vite pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt të kthyer në të penduar të drejtësisë.
Por në fakt, "plumbi i artë" nuk rezultoi shumë në shenjë pasi 14 prej tyre janë ende në kërkim dhe nga 18 emrat që SPAK-u i prezantoi si arrestim, 9 prej tyre ndodheshin në qeli prej kohësh dhe vetëm 9 janë arrestime të reja.
Por, nëse ndalemi dhe tek të shpallurit në kërkim, një pjesë prej tyre ishin prej kohësh në kërkim nga Pollicia, si për shembull Florenc Çapja dhe Mikael Qosja (Kamami) (Stefo) ose i njohur ndryshe si "Keli i Kiçit". Të dy këta personazhe prej kohësh jetojnë në Dubait, edhe pse të shpallur në kërkim prej kohësh nga drejtësia shqiptare. Ata u ndaluan nga policia e Emirateve të Bashkuara Arabe, por u lanë më pas të lirë dhe nuk u ekstraduan në Shqipëri. Të dy ata akuzohen për vrasje.
9 arrestimet e vjetra:
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
9 arrestimet e reja:
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
14 personat e shpallur në kërkim:
1.Eljo (Ervis) Bitri,
2.Festim Qoli,
3.Alban Bengasi,
4.Ervis Martinaj,
5.Elvin Merlika
6.Alket Xhixha
7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
8.Agron (Kamber) Mehja,
9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
10. Talo Çela,
11. Agim Gjini,
12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
13. Florenc Çapia
14. Abedin Mama (Dine Çami)