Droga në Koplik/ Kush është "koka" e grupit të trafikantëve dhe tre zyrtarët që "mbyllën sytë" para krimit

29 March 2023, 09:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Droga në Koplik/ Kush është "koka" e grupit të

52-vjeçari i identifikuar si Nesti Velaj alias Errnest Veshtaj është personi që është vënë në pranga pasi akuzohet se ka mbjellë 8 mijë rrënjë kanabisi në 27 sera në Koplik.

Në njoftimin zyrtar, policia bëri me dije se tre zyrtarë të Bashkisë Shkodër janë vënën nën hetim gjithashtu për të njëjtën ngjarje.

Bëhet fjalë për Gjovalin Gjekaj, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Malësi e Madhe; Roland Gjekaj, 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë) dhe Arben Hysaj 36 vjeç, me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë).

52-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa zyrtarët për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 


Video