Publikohen pamje të reja, ku persona të maskuar dhe të armatosur qëlluan me sende të forta Adriatik Roshin, i njohur si "Ad Leci" në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë.
VoxNews ka siguruar pamjet e dhunës barbare të ushtruar ndaj Roshit.
Siç shikohet në pamjet e publikuara nga VoxNews, personat e pajisur me shkopinj e leva godasin pa mëshirë.
Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.
Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi këqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona Gani Koçeku dhe Ledio Tusha.
Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin Tur Kocekut si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.
Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.