KUJDES! Individë po mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës Tatimorë

16 February 2023, 15:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

KUJDES! Individë po mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si

Persona të paautorizuar janë duke mashtruar bizneset duke u prezantuar si punonjës Tatimorë. Për këtë arsye, Administrata Tatimore ka publikuar disa elemente dalluese në mënyrë që bizneset të mos bien pre e mashtrimit.

Pronarët e bizneseve duhet të kenë parasysh që punonjësit e Tatimeve mund të identifikohen me anë të badge-it, që përmban emrin, mbiemrin, foton, pozicionin e punës dhe emërtimin e drejtorisë.

Po ashtu, nga urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse dhe uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje tatimpaguesve që të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër dhe të mos lejojnë futjen e tyre në ambientet e biznesit.

Postimi:

KUJDES!!!

Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.

Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:

Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)
Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse

KUJDES! Individë po mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si

Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër cituar të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore:


Video