Familjarët e viktimave të “21 Janarit” depozitojnë kallëzim të ri në SPAK kundër Berishës, Bashës dhe Prendit

16 February 2023, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Familjarët e viktimave të “21 Janarit” depozitojnë

Familjet e viktimave të 21 janarit do të bëjnë kallëzim në SPAK, kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit. Kallëzimi do të behët në orën 10:00.

Në 21 janar 2011 u vranë nga 4 qytetarë gjatë protestës së Partisë Socialiste para Kryeministrisë, në kohën kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.

Edhe pas 12 vitesh ende nuk ka drejtësi për  Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën.

SPAK shpalli moskompetencën më 9 shkurt dhe ia kaloi çështjen prokurorisë së kryeqytetit në 9 shkurt, pas kallëzimeve të PS-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Socialistët kërkuan nisjen e hetimeve për ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha dhe ish-shefin e gardës Ndrea Prendi.

Në kallëzimin për 21 janarin të majtët këmbëngulën se audio-regjistrimi i bërë publik gjatë 12 vjetorit të tragjedisë qartësonte se urdhrat për të qëlluar me armë ishin dhënë nga funksionarë të lartë.

Në media u publikua një audio-përgjim në të cilin tregohej komunikimi mes gardistëve ditën e 21 janarit, ku 4 qytetarë të pafajshëm mbetën të vrarë.

Familjarët e viktimave të “21 Janarit” depozitojnë


Video