Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Duke filluar gradualisht nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -2 deri 12°C
në zona e ulëta -2 deri 18°C
në zona bregdetare 6 deri 18°C