Kthesë e papritur e motit, stuhi në Tiranë

26 Gusht 2024, 19:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kthesë e papritur e motit, stuhi në Tiranë
Stuhi në Tiranë

Moti ka marrë një kthesë të papritur pasditen e sotme.

Tirana është përfshirë nga një stuhi lokale e shoqëruar me erëra të forta me shpejtësi që shkon deri në 11 km/h.

Pavarësisht motit të keq, temperaturat vijojnë të qëndrojnë të larta deri në rreth 30 gradë Celsius.

Meteorologët kanë paralajmëruar më herët se ditët e fundit të muajit Gusht do të jenë me mot të paqëndrueshëm.

Paraditet do të jenë me kthjellime, ndërsa pasditet pritet të karakterizohen nga vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra.


Vox Pop

Video