Kthehen mbrapsht dy nga tetë emigrantët që mbërritën në Shëngjin

8 November 2024, 21:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kthehen mbrapsht dy nga tetë emigrantët që mbërritën
Kthehen mbrapsht dy nga tetë emigrantët që mbërritën në Shëngjin

Pas më shumë se 11 orësh nga mbërritja e 8 emigrantëve të paligjshëm nga Italia, vetëm 6 prej tyre do të strehohen kampin e Gjadrit.

Dy të tjerët do kthehen sërish në vendin fqinj, pasi kanë rezultuar me probleme gjatë verifikimeve të kryera, fill pas mbërritjes së tyre në tokën shqiptare përmes anijes ushtarake “LIBRA” mëngjesin e kësaj të premte.

Emigrantët e paligjshëm të kapur në brigjet e siçilisë janë nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Sapo ato mbërritën në Portin e Shëngjinit, u akomoduan në qendrën e pritjes, ku iu nënshtruan vizitave mjekësore dhe procedurave të nevojshme të verifikimit, nga ku dy prej tyre rezultuan me probleme.

Ky është kontingjenti i dytë i emigrantëve të paligjshëm që mbërrin në Shqipëri sipas marrëveshjes Rama–Meloni nënshkruar vitin e shkuar.

Grupi i parë prej 16 emigrantësh mbërriti më 16 tetor, por disa prej tyre u kthyen pas që atë natë për të shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër u kthye ditën tjetër, pas vendimit të Gjykatës së Romës e cila thoshte që një vend të konsiderohet i sigurtë ai duhet të jetë i tillë në të gjithë territorin e tij.

Pas këtij vendimi qeveria italiane miratoi një dekret me fuqinë e ligjit, duke rifreskuar listën e vendeve të sigurta dhe duke i hapur rrugë vazhdimit të operacionit për transferimin në Shqipëri të emigrantëve të paligjshëm të kapur në ujërat e Mesdheut.


Video