Kreu i SPAK, Arben Kraja në kuadër të konferencës së përbashkët me ambasadorin italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha se grupet kriminale shqiptare kishin ndryshuar aktivitetin kohët e fundit, duke u zhvendosur në Amerikën Latine, në vendet ku prodhohet droga.
Kraja tha se vrasjet e ndodhura së fundmi tregonin sesa të egra ishin bërë grupet kriminale në vend ndërsa tha se falë bashkëpunimit me policinë italiane, ishin arrestuar në total 120 persona dhe ishin sekuestruar rreth 7 ton drogë.
“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe ne Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjave të ndodhura kohët e fundit.
Teknologjia që ata perdorin, sic janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnje shtet nuk e lufton dot i vetëm këtë aktivitet të organizuar kriminal. Për këtë është krijuar SPAK. Nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arestuar mbi 120 persona dhe ka sekustruar rreth 7 ton droge”-tha Kraja.