Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani, që hetojnë kontrabandën e njerëzve nëpër Kanalin Anglez me varka të vogla, kanë arrestuar një 30-vjeçar në jugperëndim të Londrës.
Shtetasi shqiptar u ndalua nga hetuesit e NCA mëngjesin e sotëm në zonën Tolworth Rise të Surbiton, si pjesë e një aksioni policor.
Ai dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që bashkërendonte lëvizjet e emigrantëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe me gomone.
Pas kontrollit në telefonat e adresës së shtëpisë së tij, u sekuestrua dhe një sasi parash.
Shqiptari po merret në pyetje nga oficerët e NCA-së me dyshimin për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm.
Vetëm NCA ka më shumë se 60 hetime të vazhdueshme për rrjete ose individë në nivelin më të lartë të krimit të organizuar të imigracionit ose trafikimit të qenieve njerëzore. Disa prej tyre qëndrojnë në krye të listës prioritare.