260 gjyqtarë u bënë bashkë në një mbledhje urgjente pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja dhe kërkuan me shumë siguri.
Menjëherë pas kësaj thirrje, kreu i Gardës, Simon Zereci zbarkoi sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Zereci ka zhvilluar një takim me kryetarin e komanduar të GJKKO-së, Erion Banin, si edhe ka zhvilluar një inspektim në ambientet Gjykatës së Posaçme, por edhe të SPAK.
Prej vitit 2023, perimetri i jashtëm i GJKKO-së dhe SPAK-ut ruhen nga Garda e Republikës, pasi konsiderohen institucione të rëndësisë së veçantë.
Një ditë më parë, Bani në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve kërkoi inspektime në të gjitha ambientet e gjykatave. Ai deklaroi se duhen evidentuar të gjitha problematikat deri tek pyetja e gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave për çdo shqetësim apo problematikë që mund të hasin gjatë ushtrimit të funksioneve.