"Çmendet" i riu në Korçë, tenton të vrasë me thikë bashkëshorten e kushëririt, arrestohet

12 November 2023, 08:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Çmendet" i riu në Korçë, tenton të
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Ponçarë të Devollit.

Një person ka goditur me grushte bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke i shkaktuar plagë në pjesën e fytyrës.

Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta gjuajë në trup. E lënduara u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.


Video