Konflikt mes dy të rinjve në Vlorë, njëri plagoset me thikë

16 October 2024, 19:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konflikt mes dy të rinjve në Vlorë, njëri plagoset me
Foto ilustruese

Një i ri ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë, pas një sherri në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “28 Nëntori” të qytetit në afërsi të Kishës.

Sipas informacioneve paraprake, ai është konfliktuar me një person tjetër, për motive që nuk dihen ende.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Video