“Armën e mbaja për shkak të një historie hakmarrjeje, tritolin...”, del në gjyq shqiptari që u kap me eksploziv në Athinë

16 October 2024, 18:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Armën e mbaja për shkak të një historie hakmarrjeje,
Armiol Rrasa

Pesë ditë pasi u arrestua në flagrancë në rrugën “Sokratous” të Athinës, pasi në makinën, me të cilën udhëtonte me partneren, u gjet një armë zjarri pistolete TT dhe një sasi tritoli me dy ndezës, shqiptari Armiol Rrasa ka dalë para gjykatës greke.

I riu nga fshati Gradishtë i Divjakës, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal ka thënë para trupi gjykues se armën dhe plumbat i kishte për mbrojtjen e tij për shkak të një historie të vjetër hakmarrjeje.

Gjithashtu ai ka pohuar se nuk e dinte që në makinë, e cila sipas avokatit të tij i përkiste një personi tjetër, kishte lëndë plasëse.

39-vjeçari ka thënë se mendonte që pakoja me eksploziv kishte fishekë, ndërsa partnerja e tij Daniela Luari, e cila deklaroi se nuk kishte dijeni as për armën e as për tritolin, dhe se i kishte parë ato vetëm kur i gjeti policia.

Pas dëshmisë, ajo u lirua me kusht që të paraqitej një herë në muaj në komisariat, ndërsa Rrasa u la në burg ndërkohë që hetimet do të vijojnë.

Armiol Rrasa është person me precedentë penalë. Në Greqi, ai rezulton i dënuar me burg për trafik droge në vitin 2008 dhe është liruar në vitin 2015.

Policia greke po vijon hetimet për veprimtarinë kriminale të çiftit shqiptar, ndërsa nuk dihet arsyeja e vërtetë e mbajtjes së armës dhe tritolit në makinë.


Video