Prej më shumë se 30 vitesh, kompensimi i pronave mbetet një problem ende i pazgjidhur në vendin tonë.
Një qytetar ka vendosur të protestojë i vetëm para Ministrisë së Drejtësisë me disa pankarta, pasi pretendon se nuk po i kthehen pronat e babait të tij. Ai ka akuzuar edhe shtetin në lidhje me dhënien e rreth 10 hektarë toke për Klement Balilin për 99 vjet, i cili ndodhet në burg si trafikant droge.
Qytetari nuk ka ndalur akuzat dhe në lidhje me Agjencinë e Trajtimit të Pronave, që sipas tij, po pranojnë dokumentet për pronat e përfituara edhe pas vitit 1946.
“Në Delvinë, Klement Balili që sot është në burg i dënuar për trafik dorge, i ka dhënë 100 hektarë tokë me firmën e Edi Ramës dhe Edmond Panaritit. Dhe ai rri në burg si sheik se ato toka i ka dhënë me qira, sepse ja kanë dhënë për 99 vjet ata. Imagjino se çfarë mund të ndodhi për 99 vjet, mund t’i përvetësojë etj.Dhe me ato 100 hektarë tokë mund të kompensoheshin të paktën 10 pronarë të ligjshëm. Jo ai ka marrë tokat më të mira. I bëj thirrje medies, i bëj thirrje dhe pronarëve, janë 7 mijë pronarë me dosje të patrajtuara, të vijnë këtu çdo ditë të protestojnë. Ça do na bëjnë neve ata? Ata duhet të kenë frikë nga ne, jo ne nga ata, sepse na kanë vjedhur, na kanë poshtëruar, na kanë bërë gjenocid. Jemi pronarë të ligjshëm, kemi dokumente nga Arkivi i Shtetit. Po të hapësh dosjen time aty do shohësh 33 fletë nga Arkivi i Shtetit që flasin vetëm për pronat e babit tim dhe të gjithë ne Velajt që jermi në Xhyrinë, jemi në për gjyqë të gjithë, sepse nuk duan të na japin pronat.
Pronat tona këta i duan të bëjnë qoka, t’ja u japin miqve, të dashurve të tyre, siç kanë bërë me pasurinë shtetërore. Shihe aty “Presidenti ka përfituar një repart ushtark në Llogara”. Llogaraja është një nga pikat më tyë bukura, ai ka marrë një repart ushtarak, do bëjë një hotel luksoz.
Një njeri që ka përfituar prona pas vitit ’44 nuk ja pranojnë dokumentet, duhet të paraqitësh dokumente që janë vetëm para ’44-ës. Ky është ligji i kthimit të pronave. Por këta çfarë kanë bërë, jo vetëm që kanë pranuar dhe që ju japin prona këtyre që e kanë përfituar pas 46-tës, por këta edhe tani po kompensojnë me lekë që ju është zënë prona me ligjin 7501 nga të paligjshme, kurse neve as na i varin fare, as duan ta dinë, a jemi gjallë, a kemi patur prona? Të ligjshëm këta quajnë vetëm ata që zapotojnë prona.” -u shpreh qytetari.