“Do të nxjerr videot p*rno”, nxjerr armën dhe kanos ish-gruan, arrestohet shqiptari

14 March 2023, 14:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Do të nxjerr videot p*rno”, nxjerr armën dhe kanos

Një 34-vjeçare shqiptare me banim në Greqi ka denoncuar përpara autoriteteve policore në ishullin e Kos, dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshporti i saj, po me origjinë shqiptare.

Sipas kallëzimit, i cili është dorëzuar të shtunën e kaluar, autori i dyshuar i është afruar me makinë 34-vjeçares, teksa ajo po ecte me miqtë e saj dhe ka nxjerrë armën duke e kërcënuar me jetë.

44-vjeçari u arrestua të njëjtën pasdite dhe i dorëzoi vullnetarisht policisë një pistoletë, një kuti me fishekë metalikë dhe celularin e tij.

Shqiptari ka mohuar akuzat e ngritura dhe ka bërë një denoncim për kallëzim të rremë ndaj ish-bashkëshortes. Mirëpo, ndaj tij është ngritur akuzë për shkelje të ligjit për armët, kanosje dhe shantazh përmes videove pornografike.


Video