Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në mbledhjen e Komisionit Hetimor për kopjimin e të dhënave të sisitemit “TIMS” tha se dëshmia e tij ka sekrete hetimore.
Për këtë arsye, ai kërkoi të dëshmojë me dyer të mbyllura, në të kundërt tha se do të flasë vetëm për ato çka nuk përbëjnë sekret hetimor.
“Nuk dua të kem mbrojtës ligjor, do dëshmoj vetëm. Kërkesa jonë mbështetet në ligjin për komisionet hetimore dhe i qëndroj që dëshmia ime, përbën sekret, për arsye qe do i shpjegoj pas vendimit te këtij komisioni.
Ju kemi vënë në dispozicion materiale te paklasifikuara, por unë jam me shumë dokumente me vete, ligji për informacionin e klasifikuar, përcakton 4 nivelet e informacionit hetimor.
Në të tre nivelet e tjera kërkohet pajisja me certifikatë respektive. Jam i hapur të jap shpjegime mbi sistemin TIMS se çfarë përfshin. Flitet parimisht sistemi TIMS. Unë nuk mund ta shkel në asnjë rast tagrin se çfarë përfshin dhe për çfarë shërben”, tha Rrumbullaku.
Më herët gjatë ditës së sotme, me dyer të mbyllura dëshmoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla.