Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja

12 October 2024, 21:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Pukë, ku ka humbur jetën një grua 55-vjeçe.

Policia thotë se ajo dyshohet të jetë rrëzuar në një zonë malore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Video