Kishte ardhur në atdhe për dasmën e vëllait, humb jetën në aksident 35- vjeçarja (EMRI)

4 September 2023, 08:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kishte ardhur në atdhe për dasmën e vëllait, humb jetën
Foto ilustruese

 Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Sarande - Qafë Botë në afërsi të Konispolit. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 35-vjeçare, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë dalja e mjetit nda rruga, ndërsa viktima është identifikuar si Adriana Prendi 35 vjeç.

Mësohet se të aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasmë, pasi viktima martonte vëllanë dhe sot do të largoheshin për Greqi, ku banojnë dhe punojnë.

Dy të aksidentuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, mes tyre edhe shoferi i mjetit, Gëzim Prendi. Ky i fundit është edhe bashkëshorti i viktimës.

Nuk ka ende detaje të tjera për ngjarjen.


Video