Paraditja e te premtes do të gjejë përballë Këshillit për Rregulloren, dhe Imunitetin jo një, por disa prokurorë të SPAK të cilët do të ngulmojnë në marrjen autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.
Burime nga kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se SPAK krahas prokurorit të çështjes Dritan Prençi pritet që në krah të tij të jetë edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, bashkë me prokuroren Dorina Bejko.
Kjo do të thotë se ditën e parë në detyrë Klodian Braho e nis me një betejë të fortë në këtë këshill ku do të argumentojnë përse duhet të arrestohet numri dy i qeverisë.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur sot të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së ndaj Belinda Ballukut dhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Është lënë në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, për “ndalimin e daljes jashtë vendit” të Belinda Ballukut, ndërsa është pezulluar masa e “mosushtrimit të detyrës”, derisa të shprehet përfundimisht Gjykata Kushtetuese.