“Keni dekonspiruar informacionin për Talo Çelën”, RENEA përplaset ashpër policinë e Peqinit

25 July 2022, 23:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Keni dekonspiruar informacionin për Talo Çelën”,
Forcat speciale RENEA

Prej disa muajsh forcat speciale RENEA zhvillojnë operacione të njëpasnjëshme në qarkun e Elbasanit për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela. Operacioni më i fundit u zhvillua mbrëmjen e kësaj të hëne.

Sipas Abc, gjatë periudhës gusht-shtator të vitit 2021 forcat RENEA janë sinjalizuar se i shumëkërkuari Talo Çela fshihej në një banesë të një personazhi të njohur në qytetin e Peqinit, por edhe pas kontrollit të ushtruar aty kanë dalë sërish “duar thatë”.

Kjo ka bërë që të ketë një përplasje të ashpër mes drejtuesve të RENEA-s dhe drejtuesve të komisariatit të Peqinit, ku nuk kanë munguar as akuzat ndaj këtyre të fundit se kanë dekonspiruar informacionin.

Sipas Abc që citon një burim nga forcat e rendit, ka patur një përplasje mjaft të ashpër gati në përleshje fizike mes drejtuesve të RENEA-s dhe atyre të policisë së Peqinit, pasi i shumëkërkuari është vënë në dijeni të operacionit dhe është larguar nga banesa.


Video