Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, makinat të bllokuara në mes të ujit! (FOTO)

6 January 2026, 12:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, makinat të bllokuara

Autostrada Tiranë-Durrës në kaos.

Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar prej disa orësh për shkak të reshjeve intensive të shiut.

Duhet rreth 1 orë, ndoshta më shumë për të lëvizur nga kryeqyteti drejt zonës së Durrësit.

Duhet rreth 1 orë, ndoshta më shumë për të lëvizur nga kryeqyteti drejt zonës së Durrësit.

Vetëm pak më herët mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nëse do të lëvizin në këtë aks rrugor, i cili është mbuluar i gjithi nga uji.

Një furgon ka mbetur i bllokuar në anë të rrugës, në pamundësi të lëvizë dhe në pritje të karrotrecit, ndërkohë që edhe disa autoambulanca kanë mbetur në trafik.

Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, makinat të bllokuara

Për shkak të rrezikut të lartë, ka një devijim të lëvizjes.

Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë.

Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë.


Video