Atleti shqiptar, Denis Gjura humbi jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Patra Greqi.
Mediat greke shkruajnë se 25-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjeti e tij kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafik-ndarësen në Patra, duke humbur jetë në vendin e ngjarjes.
Dashuria e tij për sportin ishte e madhe siç shihet edhe nga postimi i tij në vitin 2020 kur shkruante “me armë në këmbë dhe etje për sukses që nuk mbaron kurrë…”
Profili i tij në Facebook është i mbushur me foto të pjesëmarrjes së tij në ndeshje dhe seanca stërvitore.
Miqtë e 25-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen për humbjen e rëndë. “Kampioni im, Zoti të pranoftë. Lamtumirë, vëllai im i mirë”, shkruan një nga miqtë e tij në rrjetet sociale.