Java nis me mot pranvere, ja sa shkojnë temperaturat

19 February 2024, 07:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Java nis me mot pranvere, ja sa shkojnë temperaturat
Mot me diell

Sipas MeteoAlb do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga Perëndimi i Europës në vendin tonë duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë C si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3 C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.


Video