Jamarbër Malltezi arrestohet në aeroportin e Rinasit nga SPAK

21 October 2023, 19:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jamarbër Malltezi arrestohet në aeroportin e Rinasit nga SPAK
Jamarbër Malltezi me Sali Berishen

Prokuroria e Posaçme ka nxjerr një urdhër arresti për Jamarbër Malltezin.

Dhëndri i Sali Berishës është arrestuar në ambientet e Aeroportit të Rinasit nga policia.

Prokuroria e Posaçme ka nxjerr një urdhër arresti për Jamarbër Malltezin.

Dhëndri i Sali Berishës është arrestuar në ambientet e Aeroportit të Rinasit nga policia.

E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i Malltez dhe për të cilën është kallëzuar në është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”.

Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për këtë çështje ndërsa duket se Prokuroria e Posaçme ka gjetur provat e mjaftueshme për të arrestuar dhëndrin e ish-kryeministrit, që rezulton të jetë një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.

Për këtë arsye, Sali Berisha ka paralajmëruar sonte një konferencë urgjente për mediat.


Video