Akuzohet për trafikimin e tonelatave kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ‘Cinco’ kërkon ndryshim të masës së sigurisë

13 October 2025, 09:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzohet për trafikimin e tonelatave kokainë nga Amerika Latine drejt
Ermir Ndreaj

Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’ ka bërë sot një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme.

Ndreaj, i cili ndodhet pas hekurave që prej korrikut, kërkon ndryshim të masës për arsye shëndetësore. Aktualisht ai qëndron në spitalin e burgut.

Ermir Ndreaj, akuzohet për trafik droge, ndërsa dyshohet se ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, duke përdorur kompani “fasadë” për trafikim.


Video