Izolohen flakët te kompleksi i banimit në “Komunën e Parisit”, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi zjarrin

20 January 2025, 11:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Izolohen flakët te kompleksi i banimit në “Komunën e
Zjarri te Kika 2, te Komuna e Parisit

Zjarri që ra në kompleksin e banimit “Kika2” te Komuna e Parisit, është shuar.

Flakët nisën në një apartament banimi, duke shkaktuar panik. Banorët e kompleksit u evakuuan, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Shërbimi zjarrfikës arriti të neutralizojë flakët, duke bërë të mundur izolimin e tyre pasi rrezikohej përhapja në ambiente të tjera.

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë te paketa elektrike.



Video