Ishte vetëvrasje apo vrasje? Prokuroria e Lushnjës nis hetimet për vdekjen e spanjollit në Divjakë

29 March 2023, 16:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ishte vetëvrasje apo vrasje? Prokuroria e Lushnjës nis hetimet
Francisco Javier Carraso Cervilla

Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e 21 marsit, ku shtetasi spanjoll Francisco Javier Carraso Cervilla u gjet i vdekur Brenda tualetit të hotelit në Divjakë.

Spanjolli u gjet nga shoku i tij i dhomës me damarët e duarve të prera me thikë, teksa kishte qenë duke u larë në dush, ndërsa dyshimet e para janë për një vetëvrasje të 47-vjeçarit.

Shoku i spanjollit Oskar Valesco u shoqërua në polici për ngjarjen ku u mor në pyetje. Në dëshminë e tij 41 vjeçari tregoi se viktima kishte probleme familjare pasi ishte divorcuar dhe kjo mund ta ketë shtyrë të vetëvritet në Karavasta.

Pvarësisht se ngjarja u raportua si vetëvrasje, uniformat blu nisën hetimet për lidhjen mes dy shokëve dhe nëse ata kanë patur ndonjë konflikt me njëri-tjetrin. Dy spanjollët shokë me njëri-tjetrin kishin rreth 1 muaj e gjysmë që qëndronin në Karavasta të Divjakës. Ata kishin ardhur nga vendlindja e tyre, në këtë zonë për të punuar.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin penal nr. 146, të vitit 2023, për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pa autor, lidhur me vdekjen e shtetasit spanjoll Francisco Javier Carraso Cervilla. Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Divjakë. 

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Divjakë. 

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Ky procedim është në fazën fillestare të tij dhe nisur nga natyra e çështjes janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre, janë marrë vendimet e nevojshme të ekspertimit, janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen. 

Të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës.


Video